Takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të “Croatian Business Day 2026”

FOTO LEADERBOARD

Pak ditë para mbajtjes së “Croatian Business Day 2026”, u organizua një takim i përbashkët me përfaqësues të bizneseve kroate që operojnë në Kosovë. Në takim morën pjesë kompani që mbajnë përfaqësinë e brendeve kroate në vend, në fusha të ndryshme si FMCG, teknologji e sektorë tjerë.

Takimi shërbeu si një mundësi për networking dhe shkëmbim përvojash mes bizneseve, si dhe për diskutimin e mundësive konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm mes tregjeve të Kosovës dhe Kroacisë. Njëkohësisht, u prezantua në më shumë detaje koncepti dhe objektivat e “Croatian Business Day 2026”.

Iniciativa u mbështet nga Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, e cila mban përfaqësinë e brendit kroat Kraš për Kosovën, në kuadër të prezencës së kompanisë si distributor i markës.

Në takim folën:

  • Emrush Ujkani, CEO i European Investors Council, i cili prezantoi në detaje agjendën e eventit kryesor “Croatian Business Day 2026”, duke bërë të ditur se ai do të përmbajë katër panele dhe do të mbledhë biznese, si dhe përfaqësues të institucioneve kroate dhe vendore;
  • Danijela Barišić, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë
  • Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;
  • Petrit Kika, Drejtor i Shitjes i Albi Commerce.

Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, duke vënë theksin te thellimi i marrëdhënieve ekonomike të ndërsjella mes dy vendeve.

Në fund, u bë e ditur se Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, do të vazhdojë të mbetet në mbështetje të këtij bashkëpunimi dypalësh dhe të nismave të ngjashme në të ardhmen.